Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas barazimit 1:1 me Liverpoolin në Premierligë, ku theksoi se pikërisht kjo ndeshje ishte një ndër ditët më krenare për të në karrierën si menaxher.
“Është një ndër ditët e mia më krenare në karrierën menaxheriale. Nuk mund ta imagjinoni”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.
“Është një nga ditët më të veçanta të jetës sime, për shkak se humbja e pësuar të mërkurën ishte shumë e vështirë për ne, dhe ne u rikthyem me mentalitet sulmues”, tha Guardiola.
“Dua të qëndroj me këta djelmosha për një kohë të gjatë, shumë të gjatë. Nuk dua të ndryshoj absolutisht asgjë në lidhje me klubin. Dua të qëndroj këtu, ta ndihmoj këtë klub të bëjë hapin e madh”, ka përfunduar trajneri i Cityt.
Manchester City u eliminua nga Monaco në Ligën e Kampionëve në mesjavë, kurse pas barazimit me Liverpoolin renditet në pozitën e tretë në Premierligë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...