Deklarata e Ronaldos pas ndeshjes

23:39 | 18 Prill 2017
Arbresh Info

Sulmuesi Cristiano Roanldo beson se skuadra e tij e meritoi fitoren në ndeshjen kthyese ndaj Bayern Munichut.

Reprezentuesi i Portugalisë, i cili shënoi hat-trick në ndeshjen e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’, dërgoi “Los Blancos” në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Ronaldo “shkatërron” Bayernin, Reali në gjysmëfinale (VIDEO)

“Ne ishim të përgatitur për të vuajtur dhe luajtëm shumë mirë. Ne e merituam këtë fitore”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Skuadra e Zinedine Zidanes siguroi kualifikimin në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 6 me 3./arbresh.info

Të ngjashme