Sot u zhvilluan dy takimet e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll
Prishtina arriti fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq.
Kryeqytetasit mposhtën Feronikelin me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Prishtinës, Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit.
Trajneri boshnjak ka thënë se ka parashikuar që ndaj Feronikelit nuk do të jetë aspak lehtë, por në fund i është gëzuar tre pikëve të para në futbollin e Kosovës.
‘Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme’, është shprehur Ibrakoviq.
‘Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë’.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja