Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është deklaruar i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.
Bayern Munich e nisi sezonin në Ligën e Kampionëve me fitore, duke e mposhtur Atletico Madridin, 4:0.
Flick pas ndeshjes tha se janë përballur me një skuadër të ndërlikuar si Atletico Madrid, por që ia dolën mirë në fund.
“Performanca jonë ishte vërtetë e mirë. Ne u përballëm me një ekip të ndërlikuar, por u morëm me ta në mënyrë fantastike. Ne ishim klinikë para portës”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.
“Unë jam vërtetë i kënaqur me rezultatin dhe katër golat e shkëlqyeshëm. Ishte e rëndësishëm të fillojmë me një fitore”./Lajmi.net/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë