Cristiano Ronaldo e ka vënë elitën e Premierligës në alarm të kuq pasi i ka thënë gjykatës spanjolle se dëshiron të largohet nga vendi për në Angli.
Portugezi, i cili aktualisht është i përfshirë në një çështje gjyqësore lidhur me evazionin fiskal t, shpjegoi se kurrë nuk kishte ndonjë problem të këtij lloji, sa luante për Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i Real Madridit, i cili pretendon se gjithmonë paguan taksat tha: “Në Angli, kurrë nuk kam pasur këso probleme, prandaj dua të kthehem atje.
“Gjithmonë kam paguar taksat e mia, gjithmonë në Angli dhe në Spanjë, dhe gjithmonë kam paguar, siç e dini, nuk mund të fsheh asgjë, do të ishte qesharake që unë të bëja një gjë të tillë.
“Unë jam një libër i hapur, nuk keni nevojë të bëni asgjë, përveçse të shkruani emrin tim në Google dhe gjithçka rreth Cristianos del.
“Për shembull, revista Forbes publikon të gjitha fitimet e mia”.
Lajmet se Ronaldo nuk ishte rehat në Spanjë, pas akuzave fillestare, u raportuan për herë të parë në qershor.
E përditshmja portugeze A Bola pretendoi se superylli ishte zhgënjyer nga pretendimet se kishte mashtruar autoritetet prej 14.7 milionë euro./Arbresh.info
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë