Një raportim i mediave në Spanjë bën të ditur se Barcelona synon të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Gazeta spanjolle “El Nacional” raportoi se drejtori sportiv i klubit katalunas, Deco, planifikon të transferojë mbrojtësin anglez.
Alexander-Arnold do të jetë në dispozicion falas në fund të sezonit aktual, nëse kontrata e tij nuk rinovohet.
Real Madridi është kandidati i parë për marrëveshjen me mbrojtësin nëse ai vendos të largohet nga Reds.
Por, Deco ka bindjen se mund t’ia rrëmbejë rivalit të përjetshëm Arndolin nga dora dhe tashmë ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e tij.
Në anën tjetër, Barcelona e di se duhet të bind edhe lojtarin që të kalojë në radhët e tyre, pasi që vetë lojtari do të përcaktojë të ardhmen e tij. /Telegrafi/
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë