Ish ylli i Barcelonës, Deco beson se Neymari do të jetë i frustruar për mos largimin nga PSG.
Deco është i bindur gjithashtu se reprezentuesi brazilian është i penduar për largimin nga FC Barcelona dy vite më parë, transmeton portali arbresh.info.
“Është shumë vështirë të flasësh kur ju nuk e dini të vërtetën, ne dimë pak rreth asaj që lexojmë në shtyp”, ka thënë Deco për AS.
“Që nga largimi, Neymar ka pasur një sy te rikthimi sepse është normale. Ishte vendimi i tij dhe është shumë e vështirë të adaptohesh në një tjetër klub. Kur ju jeni të lumtur, ju jeni të lumtur, ai mori një vendim dhe përbrenda e di se jo vetëm se gaboi por edhe që ishte rehat aty ku ishte”
“Futbolli nuk është vetëm çështje financash, është të qenurit mirë dhe i lumtur. Ai është një profesionist, ai është një djalosh spektakolar. Por, unë e kuptoj që klubi (PSG) nuk dëshiron të humbas një lojtar si ai dhe e kuptoj që Barcelona dëshiron që ai të rikthehet. Këto janë situata të komplikuara”, shton Deco./arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...