Deco: Lewandowski është lojtar i mirë, por Neymar është në nivelin e Messi-t dhe Ronaldo-s

18:14 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Fituesi i dy herë Ligës së Kampionëve, Deco ka thënë se ylli i Bayern Munich-ut, Robert Lewandowski është lojtar i mirë, por Neymar është në nivelin e Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

Dy lojtarët sonte (e diele) takohen në finalen e Ligës së Kampionëve dhe dy skuadrat synojnë kompletimin e tripletës, transmeton portali arbresh.info.

Deco beson se Neymar duhet të jetë lojtari më i mirë i sezonit, ngase është në nivelin e dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

“Nëse finalja e Ligës së Kampionëve tregon cili është më i mirë, atëherë nuk ka gënjeshtra”.

“Lewandowski është lojtar i mirë, yll, ndoshta sulmuesi më i mirë në botë”.

“Por, Neymar është ndryshe, është në nivelin e Messi-t dhe Ronaldo-s. Ndoshta finalja do vendos, por unë do zgjidhja Neymar. Është ndryshe dhe luan futboll të bukur”, deklaroi ai.

Përballja mes PSG-së dhe Bayern Munich-ut zhvillohet në Lisbonë dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.

Të ngjashme