Arsenal sot luan ndaj West Hamit në kuadër të EFL Cup, në udhëtim me fillim nga ora 20:30.
Kjo sfidë do të jetë e veçantë për ish lojtarin e West Hamit, Declan Rise i cili u transferua këtë verë tek Arsenali për shumën e 116 milionë eurove, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes Arteta foli lidhur me këtë çështje.
“Do të jetë hera e parë që ai kthehet në klubin e tij të vjetër dhe mendoj se do të jetë një moment i mrekullueshëm për të. Unë vetë kam pasur shansin të kthehem si kundërshtar kundër ish-klubeve të mia disa here”, tha ai.
Tutje ai tregoi se Rice, flet gjithmonë fjalë të bukura për ish-skuadrën e tij.
“Shpresoj që ta mirëpresin dhe të sillen në të njëjtën mënyrë me Declan, i cili gjithmonë flet fjalë të bukur për ish-klubin e tij”, shtoi Arteta.
Për fund tregoi rreth rëndësisë së këtij kompeticioni.
“Është një kompeticion në të cilin ne kemi shansin të shkojmë përpara dhe të fitojmë një trofe, mendjet tona duhet të përqendrohen te West Ham. Unë e përjetoj njësoj siç përjetoj ndeshjet e kampionatit”, theksoi trajneri spanjoll”, përfundoi strategu spanjoll./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit