Debuton në futbollin profesional edhe pse humbi njërën dorë në një aksident tragjik
Sulmuesi u shfaq në fushë në nëntë minutat e fundit në disfatën 2 me 0 të Petrolul Ploiestit në Universitatea Craiova.
Futbollisti rumun debutoi në ligën e vendin të tij mbrëmjen e kaluar pavarësisht se kishte vetëm një dorë, transmeton portali arbresh.info.
18-vjeçari Cosmin Lambru vërtetoi se asgjë nuk është e pamundur në nëntë minutat e fundit në disfatën 2 me 0 të Petrolul Ploiestit në Universitatea Craiova.
Sulmuesi humbi dorën në një aksident tragjik që ndodhi dhjetë vite më parë.
Ai ishte duke ecur në rrugë me shokët e tij kur u godit nga një kamion. Cosmin përfundoi nën makinë, por falë reflekseve të shpejta ishte në gjendje ta shpëtojë vetën. Megjithatë, dora e tij e majtë ishte lënduar rëndë si pasojë e kësaj përplasje.
Atij i është thënë nga doktorët më vonë se është i detyruar të largoj plotësisht krahun e tij.
Pavarësisht procedurës së vështirë, Lambru nuk u dorëzua asnjëherë dhe vazhdoj drejtë ëndrrës së tij për tu bërë një ditë futbollist profesional.
Mbrëmja e kaluar ishte mjaftë e veçantë për të pasi futbollisti arriti të realizoj gjithçka kishte menduar./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?