Nuk kishte nevojë të priste edhe gjatë. Kylian Mbappe e theu akullin që në ditën e parë, debutimi i tij me fanellën e Real Madridit. Francezi i cili luante si sulmues kryesor në sulmin e Los Blancos, gjeti rrjetën në debutimin e tij.
Ai shënoi për 2-0 për skuadrën e Carlo Ancelottit ndaj Atalantës, goli që mbylli edhe ndeshjen. Ishte fillimi i ëndrrave për yllin francez – përfshirë golin dhe trofeun, i pari evropian që ai ka arritur.Edhe për tifozët ishte bukur, pasi ishin të etur për ta parë atë në aksion dhe Kylian nuk zhgënjeu.
Goli u shënua në minutën e 68-të në një aksion që nisi me rikuperimin e topit nga Rodrygo në krahun e djathtë. Loja arriti në krahun e majtë, ku Jude Bellingham i dha një top të ulët Mbappes që gjuajti me të parën dhe me shumë fuqi, për të gjetur këndin e sipërm. Goditje e pandalshme.
Ancelotti e ndërroi francezin në minutën e 82- të për ta futur Brahim Diazin, ndërsa ai mori dukatrokitjet e tifozëve.
Galaktiku i pestë që debuton me gol
Me këtë gol, Mbappe certifikoi një debutim të mrekullueshëm dhe u bë i pesti galaktik që shënon në debutimin e tij me Real Madridin, pas Cristiano Ronmldos, Gareth Bale, Luis Nazário da Lima Ronaldos dhe Jude Bellinghamit, të cilët gjithashtu gjetën rrjetën në ndeshjen e tyre të parë me fanellën e bardhë.
Kylian, përveç kësaj, tashmë është golashënuesi i 418-të i klubit.
Synimi për 50 gola…
Kylian Mbappe, nuk mund të ishte ndryshe, ai ishte një njeri i lumtur në fund të ndeshjes, ku fitoi edhe trofeun.
“Një natë e mrekullueshme. E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë, duke luajtur me këtë fanellë, me këtë logo dhe për këta tifozë. Është një moment i madh për mua. Ne gjithashtu fituam një titull dhe e dimë se është shumë e rëndësishme”.
“Këtu kemi më të mirët në të gjitha pozicionet. Jam shumë i lumtur që luaj me skuadrën që kemi. Jam i sigurt që do të përmirësohemi dhe unë do të jem i pari që do të përmirësohem”, deklaroi ai.
Kylian, për më tepër, nuk i vë tavan vetes. Tani për tani një gol në një ndeshje, por ai është i sigurt se do të vijnë edhe shumë të tjerë.
“Ne jemi Real Madridi. Nuk kemi kufi. Nëse mund të shënoj 50 gola, atëherë 50, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë si ekip”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League