Debatik Curri ndëshkohet me karton të kuq, pas veprimit amatoresk të tij

17:02 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Prishtina ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi Curri është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 32′.

Drita e Prishtina po barazojnë 0-0 kur po rrjedh minuta e 37 e takimit në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Shani Haxhiislami”, vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës.

Skuadra kryeqytetase, po luan me një lojtar më pak që nga minuta e 32’.

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, është ndëshkuar me direkt karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani

Të ngjashme