Stefan de Vrij duket se ka bërë një tjetër hap drejtë largimit nga Lazio pasi Interi raportohet të ketë depozituar kontratën e tij me Serie A-në.
Bazuar në një raport nga ‘Gazzetta dello Sport’, De Vrij ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Interin që vlen 4.2 milionë euro në sezon duke përfshirë këtu edhe bonuset, transmeton portali arbresh.info.
Pas kësaj, mbrojtësi holandez pritet të bëhet pjesë e “Nerazzurrëve” duke filluar nga 1 korriku.
Sulmuesi Lautaro Martinez i Racing Club dhe Kwadwo Asamoah i Juves janë yjet tjetër që do t’i bashkohen atyre.
26-vjeçari do të përballet me punëdhënësit e ardhshëm në ditën e fundit të këtij sezoni, kur Interi të udhëtoj në Olimpico për të zhvilluar ndeshjen që mund të vendos fatin e tyre në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...