Stefan de Vrij thuhet se i ka thënë Lazios se ai dëshiron të luajë në ndeshjen vendimtare për një vend në Ligën e Kampionëve kundër punëdhënësve të ardhshëm, Interit.
Mbrojtësi holandez ka nënshkruar para kontratë me Nerazzurrët dhe ta vesh fanellën e tyre nga qershori.
Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve krijoi polemika të mëdha tek tifozët dhe futboll-dashësit, pasi të dielën zhvillohet ndeshja jetike mes Lazios dhe Interit.
Megjithatë, Premium Sport raporton se ka ndodhur një takim midis holandezit dhe senatorëve të klubit – Ciro Immobile, Marco Parolo, Lucas Leiva, Stefan Radu dhe Senad Lulic, ku de Vrij ua ka bërë të qartë se dëshiron të luaj.
“Ju i dini ato që kam kaluar nëpër këto ditë të fundit”, citohet De Vrij t’iu ketë thënë atyre.
“Është thënë shumë, por dua të jem pranë jush të gjithëve”.
“Dua të luaj sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe dua që ne të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Tani mbetet për t’u parë nëse trajneri i Biancocelesteve, Simone Inzaghi, do të vendos apo jo të luaj me holandezin në formacion. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...