Roma ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
Trajneri i Romës, Daniele De Rossi u shpreh shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Ai foli rreth përqafimit me Dybalan pas golit ku theksoi se ndjehet i emocionuar si fëmijë
“Domethënia e përqafimit me Dybalën? Nuk e di erdhi natyrshëm, ai shënoi gol dhe u afrua tek unë. E kisha nisur festën që në momentin që Dybala mori topin, iu thashë të gjithëve se do të shënonte. Unë ende emocionohem si një fëmijë”, tha De Rossi.
Italiani theksoi se raporti me ekip e mban gjallë dhe që vazhdon të ushtroj këtë profesion.
“Për mua marrëdhënia me lojtarët është shumë e rëndësishme pavarësisht emrit që ata kanë. Raporti me këta djem është ai që më mban gjallë dhe që më bën të vazhdojë në këtë profesion. Më motivon që të zgjohem çdo mëngjes dhe të punoj shumë”, u shpreh trajneri i Romës.
Roma aktualisht është në pozitën e gjashtë me 44 pikë dhe është në ndjekje të pozitës së katërt që të dërgon në Champions League./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...