Roma luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Fiorentinës, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.
Barazimi erdhi në frymën e fundit me anë të Diego Llorentes, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri I Romës, Daniele De Rossi, theksoi se patën të bëjnë me një kundërshtarë të fortë.
“Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Megjithatë, pjesa e dytë shkoi më mirë, por ne nuk patëm shumë gjuajte në portë. Kundërshtari është shumë i fortë, mos ta harrojmë këtë. Pika e fituar është shumë e rëndësishme, si për moralin, ashtu edhe për renditjen”, tha fillimisht ai.
Tutje De Rossi theksoi se portieri i tyre është fantastik dhe se në këtë përballje ishte vendimtar, duke pritur penallti.
“Mile është një djalë fantastik. Ai po punon mirë, i mbështetur nga stafi, trajneri i portierëve dhe Rui. Ai priti një penallti dhe ishte shumë vendimtar”, theksoi De Rossi.
Roma mbetet e pesta në tabelë me 48 pikë, kurse Fiorentina është e teta në tabelën e Serie A, me 43 sosh./Arbresh.info/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...