Google ADS

De Rossi: Nuk ishte vendimi im që të largohesha nga Roma

16:47 | 11 Prill 2020
Arbresh.info

Daniele De Rossi ka zbuluar se nuk ishte zgjedhja e tij që të largohej nga Roma, derisa ka zbuluar se ka mësuar shumë te Boca Juniors.

Mesfushori u pensionua nga futbolli në muajin e kaluar, pasi kishte kaluar një karrierë të tërë te Giallorossët.

“Ishte diçka e çuditshme të luaja për 20 vite në një klub, andaj karriera ime kishte shkuar në një rrugëtim të pazakontë”, ka thënë ai.

“Do të adhuroja të bëhesha trajneri i Romës, por fillimisht do të shkoj në një klub ku ka lojtarë më të rinj dhe të marrë më shumë eksperiencë”.

“Dua të sqaroj se nuk ishte vendimi im që të largohesh nga Roma, por unë vendosa se kur do të lë futbollin. Ishin dy vendime që nuk doja t’i merrja, por kanë kaluar tashmë ato dhe shikojmë nga e ardhmja”, ka shtuar më tej ai.

De Rossi bëri me dije se e vetmja gjë që ishte penduar që nuk e kishte bërë te skuadra italiane, ishe që nuk ka fituar trofe të mëdhenj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme