De Rossi në Boca Juniors

22:33 | 24 Korrik 2019
A. B.

Daniele De Rossi ka festuar sot ditëlindjen e 36-të, e ku pikërisht në këtë ditë ai ka udhëtuar për Buenos Aires, ku pritet të luajë për Boca Juniors

Sipas Il Romanista, De Rossi dhe gruaja e tij Sarah janë larguar nga shtëpia e tyre këtë mbrëmje ku kanë udhëtuar për në aeroportin Fiumicino me taksi.

Ata pritet që të flutorojnë me avionin AZ680 për në Buenos Aires, sipas kohës lokale të Europës në 21:45.

Ai është duartrokitur nga fansat dhe mediat në aeroport, derisa ka folur vetëm pak para se të hyjë në zonat e ndaluara.

“I kemi pak punët keq me bagazhin dhe fluturimin, por po, është emocionale”.

Kur Roma refuzoi për ti ofruar atij një kontratë të re, ai ju ofrua disa skuadrave të Serie A, sidomos Fiorentinas dhe Sampdorias, por ato nuk ishin të përgatityura për të paguar pagën e tij.

Ai u bind për të luajtur për klubin që e dëshi që nga fëmijëria, Boca dhe pas negociatave me drejtorin sportiv dhe ish mikun e tij të skuadrës të Roma Burdisso ai do të luan për ta sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme