Roma do të luaj ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Europa League.
Në konferencë për media trajneri De Rossi, vlerësoi lartë homologun e tij tek Brightoni, De Zerbin.
“Me De Zerbin kam raporte te shkëlqyera, pasi njihemi prej vitesh dhe ia kam thënë vazhdimisht se e admiroj mënyrën si ai mendon për futbollin. Ka bërë një punë për t’u admiruar kudo që ka qenë, duke ndërtuar skuadra që luajnë futboll të bukur dhe rezultativ gjithashtu”, u shpreh De Rossi.
Ai tha se në këtë ndeshje duhet të japin rëndësinë e duhur ndeshjes dhe kundërshtarit.
“De Zerbi ka bërë një punë që meriton mirënjohje, por duhet të mendojmë për fushën. Brightoni nuk është vetëm De Zerbi dhe ua kam thënë futbollistëve të mi, që ata kanë një grup shumë cilësor. Duhet t’i japim rëndësinë e duhur ndeshjes dhe kundërshtarit, për të marrë atë që duam”, tha De Rossi.
Roma do të përballet me Brightonin nesër në ora 18:45 në “Olimpico”./Arbresh.info/
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...