Roma përballet të enjten në raundin e 1/16-tave në Europa League si mysafire e skuadrës holandeze Feyenoord.
Daniele De Rossi do të debutoj në Evropë si trajner i Romën, shkruan Arbresh.info.
Teksa në konferencën për media theksoi se kërkon të rikthejë atë Romën që disa vite më parë eliminonte Barcelonën nga Champions League.
“Jam shumë i lumtur që po debutoj në Europë, disa kohë më parë nuk e mendoja. Jam i gëzuar për këtë mundësi dhe dua të përfitoj nga ajo. Është një klimë e nxehtë, por është fusha ajo që flet. Kam eksperiencë si lojtar në disa ndeshje evropiane, por nuk kam fituar kurrë më parë një trofe europian. Mbaj mend edhe kur na mposhti Manchester United me rezultatin 7-1, por ia dolëm të ringriheshim. Nëse më duhet të zgjedh një ndeshje të veçantë europiane, mendoj për atë fitoren 3-0 kundër Barcelonës. Dua të rikthehemi mes skuadrave më të rëndësishme të Evropës”, u shpreh Daniele De Rossi.
Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 18:45./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...