Kombëtarja e Argjentinës është aktualisht kampioni në fuqi i botës, por këtë verë ata fituan edhe Kupën e Amerikës.
Futbollistët e Kombëtares argjentinase janë shumë të lidhur mes vete dhe është një grup që funksionon mjaftë mirë.
Një nga liderët e Argjentinës, Rodrigo De Paul ka thënë se ata gjithçka që bëjnë e bëjnë për Leo Messin.
“Messi është kapiteni i anijes skuadra kombëtare e Argjentinës. Gjithçka që bëjmë është për të, e bëjmë me kënaqësi”, tha Rodrigo de Paul.
“Ne duam që ai të jetë gjithmonë në faqen e parë të të gjitha gazetave dhe ne shtyjmë nga pas”, shton De Paul.
De Paul vulos mbështetjen dhe adhurimin e tij të palëkundur për Leo Messin. Mesfushori i Atleticos është përmendur ndonjëherë si truproja e Messit.
Këtë verë, De Paul dhe shokët e tij siguruan që Argjentina të fitonte Kupën e Amerikës pavarësisht se Messi humbi gjysmëfinalen dhe finalen për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. /Telegrafi/
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...
AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuni...
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Haxhi Shala deklarohet fajtor