Juventus i afrohet derbit kundër Torinos, me dy fitore radhazi pas tyre në ligë, dhe tre nëse e konsideroni atë të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi Chelsea.
Fjalët e De Ligt disa orë para derbit kundër Torinos kanë qenë lavdëruese për trajnerin, Massimilano Allegrin dhe ndër të tjera ka bërë një shaka ngacmuese: “Nëse nuk do të kisha luajtur futboll? Do të kisha qenë volejbollist!”.
I intervistuar në mikrofonat e ‘Dazn’, mbrojtësi holandez përsëriti lumturinë e tij duke veshur fanellën ‘bardh e zi’ dhe duke u stërvitur nga një trajner si Allegri.
“Ai ka përvojë të madhe dhe ka fituar shumë në karrierën e tij. Unë jam i lumtur që ai është trajneri im. Ai po më ndihmon shumë taktikisht.
“Allegrit nuk i intereson nëse luajmë futboll të mirë: ajo që ka rëndësi është të luash nëntëdhjetë minuta me mentalitetin e duhur dhe të fitosh”, është shprehur 22-vjeçari.
Holandezi ka vazhduar me një shaka duke thënë se nëse nuk do të ishte futbollist, do të bëhej volejbollist.
“Nëse nuk do të kisha qenë futbollist do të kisha luajtur volejboll”, tha ai me shaka. “Në vitin tim të parë në Juventus ata më tallën për ndërhyrjet e mia me duart.”
Juventusi do të luajë neser derbin e qytetit ndaj Torinos, nga ora 18:00.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra