Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt në një intervistë për Tuttosport ka shpjeguar çdo gjë lidhur me formën e tij të “Zonja e Vjetër”.
Holandezi ndonjëherë është shumë i dashur nga tifozët, mirëpo bën gabime që ka bërë të këtë kritika mjaftë të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
De Ligt ka thënë se është normale kur tifozët janë të zemëruar për gabimet që bën ndonjëherë gjatë ndeshjeve të cilat janë të rëndësishme për skuadrën.
“Është normale. Nëse do isha tifozë, do isha i zemëruar gjithashtu. Por si lojtar, këtë probleme nuk me interesojnë. Duhet të mendoj për tu përmirësuar. Jam i lumtur në gjashtë muajt e parë dhe ndeshje pas ndeshje do bëhem më i mirë”
Ndërsa holandezi ka thënë se është kënaqësi mjaftë e madhe të trajnohesh me më të mëdhenjtë, sepse mëson shumë gjëra të reja.
“Është mirë të trajnohesh me ta, kanë shumë eksperiencë, me mësojnë shumë. Kam biseduar disa herë me Chiellinin dhe shumë shpejt më bëri të kuptojë që duhet të përdorë kokën gjatë lojës. Jam duke mësuar shumë gjithashtu nga Bonucci, është nder për mua. Të gjithë dëshirojnë të më ndihmojnë”
Kurse në fund, De Ligt foli për yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo i cili para disa muajve kishte shumë kritika për formën jo të duhur.
“Të gjithë e njohim, është lojtar i pabesueshëm. Kujtoj që në muajt e fundit kishte shumë kritika, por arriti ti qetësojë të gjithë. Jam i lumtur për të”
Juventus është lider në Seria A, katër pikë më shumë se Inter që renditët në pozitën e dytë./arbresh.info.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike