Matthijs de Ligt ka thënë se nuk i dëgjon kritikat për lojën e tij, ndërsa mendon se ka luajtur mirë kundër Lokomotiv Moskës.
Mediat italiane nuk janë impresionuar me paraqitjet e para të De Ligt për Juven, aq më shumë duke pasur parasysh statusin e tij si mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit italian.
“Mendoj se kam luajtur mirë: Kam qenë i solid dhe i qëndrueshëm dhe nuk kam bërë shumë gabime”, ka thënë fillimisht De Ligt për De Telegraaf pas fitores 2-1 të Bianconerëve kundër Lokomotiv Moskës.
“Unë thjesht duhej të bëja punën time dhe ndodhi. Lokomotiva praktikisht nuk pati asnjë goditje në gol”.
“Kam punuar më shumë në palestër në Ajax sesa këtu, kështu që është vetëm një mit [që kaloj shumë gjatë në palestër]”.
“Nuk jam ngacmuar veçanërisht për kritikat sepse nuk lexoj shumë, për të qenë i sinqertë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Gjendja e skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...