Google ADS

De Ligt hedhë poshtë largimin në janar nga Ajaxi

16:18 | 9 Janar 2019
Arbresh Info

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka hedhur poshtë largimin nga klubi në merkaton e transferimeve në janar duke theksuar se është i fokusuar për të ndihmuar skuadrën që të fitojë titullin në Erdivisie.

Barcelona, Paris Saint Germain, Manchester United dhe Juventusi janë përfolur të gjithë për transferimin e 19 vjeçarit, i cili iu bashkua lojtarëve të mëdhenj si Lionel Messi, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe pasi fitoi çmimin “Djaloshi i Artë” si talenti më premtues nën moshën 21 vjeçare muajin e kaluar në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

“Asnjë lëvizje nuk do të ndodhë këto merkatoi”, ka thënë ai.

“Tifozët e Ajaxit nuk duhet të shqetësohen për këtë”

Klubi nga Amsterdami është vetëm dy pikë larg të qenurit prapa PSV në tavolinë pasi humbën vetëm një nga 17 ndeshjet e tyre të fundit deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme