Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, është ne mesin e lojtarëve më të përfolur, para afatit kalimtar të verës.
Në moshën 19 vjeçare, De Ligt ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion, duke bërë që gjigantët e futbollit evropian të kthejnë sytë kah ai.
Barcelona është skuadra që shihet si favorite për të nënshkruar me të, edhe pse agjenti i lojtarit është kundër asaj ideje.
Gjithsesi, sot, raportime nga ‘The Telegraph’ thonë se mbrojtësi holandez është akoma i hapur për një transferim tek Manchester United.
Solskjaer dëshiron që ta rindërtojë skuadrën, pas një sezoni dëshpërues, dhe faza e mbrojtjes është ajo nga e cila do të fillojnë riparimet.
Mbetet të shihet nëse ‘djajtë e kuq’ do të mund t’i bëjnë ballë konkurrencës me Barcelonën. Do të jetë e vështirë, pasi ata nuk do të jenë as pjesë e Ligës së Kampionëve, gjë që luan rrol të madh.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...