Presidenti i Napoli, Aurelio De Lauretiis, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke folur për merkaton e nën-kampionëve të Italisë. Ai i ka idetë e qarta…
“Na duhen dy portierë, një mbrojtës krahu që të dijë të mbrojë më shumë të sulmojë dhe nëse do të largohen Jorghinho dhe Hamsik, normalisht do të na duhen dy mesfushorë. Kemi marrë Verdi dhe do ta shikoni se Simone do të bëj një punë shumë të mirë. Mendoj se do të bëjmë pesë blerje,” – tha “bosi” i Napoli, transmeton telesport.
De Laurentiis duket i dashuruar me trajnerin e ardhshëm të Napoli, Carlo Ancelotti: “Dua t’ia plotësoj të gjitha premtimet që i kam dhënë. Kemi marrë trajnerin e duhur për të arritur synimet tona. Flas për ditë me të dhe nuk ka kërkuar kurrë gjëra të pamundura. Eshtë një trajner i bindur te aftësitë e tij, një burrë i sigurt që di t’i komentojë gjërat.”
Më pas, numri 1 i Napoli shtoi: “Po flasim me Fabian Ruiz dhe Lainter që mendoj se do të vijë ne te. Më pëlqen portieri Meret, por kur takon presidentin e Udinese Pozzo je i vetëdijshëm se çmimet e kërkuara prej tij nuk janë normale. Edhe Areola apo Keylor Navas mund të vijnë. Koulibaly dhe Zielinski? Janë të pashitshëm…”
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...