Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente para ndeshjes me Anglinë ka folur në një konferencë për media lidhur me super yllin e Barcelonës, Gavin.
De La Fuente tha se Gavi do të jetë së bashku me skuadrën në finalen ndaj Anglisë, shkruan Arbresh.info.
“Gavi do të jetë me ne, ai vjen këtu dhe do të kalojë gjithë ditën me ne, nuk do të jemi 26 në finale, ai është lojtari numër 27. E falënderojmë për gjithçka që ka bërë për Spanjën”.
Ai tutje ka falënderuar edhe dy futbollistët tjerë Pedri dhe Ayoze Perezit të cilët gjithashtu janë lënduar dhe nuk mund të jenë të gatshëm për këtë finale.
“Gjithashtu faleminderit Pedrit dhe Ayoze Perez të cilët janë të lënduar. Ata lanë angazhimet e tyre personale për të qenë këtu, por fatkeqësisht nuk do të mund të luajnë për ndeshjen e sotme”, ka thënë De la Fuente.
Sfida finale në Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë luhet sonte me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
🗣️ Luis de la Fuente: “Quiero dar las gracias tanto a @Pedri como a @AyozePG por su trabajo e implicación en esta Eurocopa. Mañana no podrán estar por lesión en la final”.
➡️ “Gavi también estará mañana con nosotros, será nuestro jugador número 27”.#VamosEspaña | #EURO2024 pic.twitter.com/BWMRHJ9Emc
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) July 13, 2024
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...