Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka thënë se e tërë skuadra dëshiron të garojë për trofetë.
Holandezi gjatë një intervistë për faqen zyrtare të Barcelonës, foli për disa tema, transmeton portali arbresh.info.
Rikthimi në stërvitje
“Vërtet dëshironim ta shihnim njëri tjetrin dhe t’i rikthehemi stërvitjeve. Pjesa më e vështirë ishte kur stërviteshim në grupe të vogla shkaku i limiteve, por ishte vështirë”.
“Është atmosferë mjaftë e mirë. Vërtetë duam të garojmë, stërvitjet janë intensive, mendoj se edhe më shumë se në pushim”.
Ndjenjat personale
“Mendoj se mund të përmirësohem, por gjërat janë duke shkuar mirë dhe jam i lumtur me skuadrën dhe gjithçka”.
“Mund të luaj në disa pozicione. Ndihem rehatshëm në çdo pozitë të mesfushës”.
Rikthimi i Bundesliga-s
“Kam shikuar disa ndeshje dhe mendoj se lojtarët nuk kanë ndryshuar, por atmosfera është ndryshe. Personalisht, me ka bërë të lumtur shikimi përsëri i futbollit”.
Leo Messi
“Leo Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur të jep këshillë gjithmonë është e nevojshme”.
Muajt e parë te Barcelona
“Jam shumë i lumtur, të luaj për Barcelonën është ëndrra ime e fëmijërisë sepse është klubi im i preferuar jashtë Holandës dhe kur erdhën dhe me treguan se ishin të interesuar, ishte e lehtë për mua të nënshkruajë”.
“Te Barca qëllimi është të luash mirë dhe të fitosh gjithçka. Presioni është shumë i lartë dhe duhet të fitosh çdo titull, por e dua këtë gjë”.
“Për mua, Ajax dhe Barca janë shumë të njëjtë në mënyrën si e shohin futbollin”, përfundoi ai.
Barcelona prinë në La Liga, dy pikë më shumë se rivali Real Madrid, ndërsa vikendin e ardhshëm do i rikthehet futbollit./arbresh.info.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...