De Jong mund të mos udhëtojë me Barcelonën në Miami, presion ndaj tij për të shkuar në Man Utd.
Barcelona po mendon të lërë Frenkie de Jong në shtëpi, ndërsa ata fluturojnë për në Miami për turneun e tyre para-sezonal këtë fundjavë, nëse ai nuk nënshkruan me Manchester United.
Shitja e De Jong do t’i japë Barcelonës një shtytje të madhe financiare në përpjekjen e saj për të marrë dritën e gjelbër nga La Liga për të nënshkruar dhe regjistruar lojtarë të rinj, por 25-vjeçari holandez nuk dëshiron të largohet nga klubi.
Barca i ka thënë atij se nuk mund t’i paguajë paratë që kontrata e tij përcakton se duhet të fitojë.
Dhe problemet e tyre shkojnë përtej pagave të lojtarit.
Ata kanë prezantuar Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Ousmane Dembele dhe kanë nënshkruar me Raphinha, por nuk mund të regjistrojnë asnjërin prej tyre pa largimin e holandezit.
Manchester United ka arritur marrëveshje me Barcelonën për blerjen e tij, por është vet lojtari ai i cili po bëhet pengesë për një transferim të tillë./express/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...