Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong ka thënë se rivali i tyre i ardhshëm në Ligë të Kampionëve – Juventusi është një skuadër më superiore sesa Real Madridi.
Skuadra holandeze eliminoi “Los Blancos” në xhiron e 1/16-ës në UEFA Ligë të kampionëve duke vazhduar tuje me rezultat të përgjithshëm 5 me 3 pas fitores 4 me 1 në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“E vlerësojë Juventusin pak më lartë se Real Madridin”, ka thënë De Jong për De Telegraaf.
“Mos më keqkuptoni, Madridi është një top klub, por këtë sezon forma e tyre është diçka më e dobët”
“Juventusi është njëri nga favoritët për trofe. Jam kurioz se si do të përballemi me ata. Është një sfidë e mrekullueshme”
“Nëse ne arrijmë nivelin tonë normal, ne mund t’ia vështirësojmë punët Juventusit”
“Shpresojë që Cristiano Ronaldo është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe luan. Ai është një top lojtar, por edhe pse shanset për ne për të fituar janë më të mëdha kur Juventusi është pa të, unë dua të luaj kundër tij dhe t’i mposhti më të mirët”, përfundoi De Jong./arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll