De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij zbulon gjithçka

21:42 | 27 Dhjetor 2024
R J

Agjenti i yllit të Barcelonës, Frenkie De Jong ka dhënë një përditësim të ri sa i përket raportimeve që e lidhin mesfushorin me një kalim në Arabinë Saudite. 

Raportimet e ditëve të fundit sugjeronin se Ali Dursun ka inicuar kontaktet e para me klubet arabe. 

Këto bisedime të supozuara thuhet se kishin mbuluar disa aspekte të ndryshme, duke përfshirë mënyrën e jetesës dhe faktorët kulturorë, por në përgjithësi ishin vetëm negociata formale. 

Sidoqoftë, Dursun i mohoi këto raportime në një intervistë që dha për mediumin holandez De Telegraaf. 

“Bisedimet me Arabinë Saudite? Totalisht e pakuptueshme. Kjo i pengon ambiciet e vërteta të Frenkie. Ai dëshiron vetëm një gjë: të jetë i gatshëm dhe të shkëlqejë më shumë tek klubi që e do dhe ku ndihet si në shtëpi”, ka thënë agjenti i De Jong. 

De Jong momentalisht ka kontratë me Barcelonën deri në 2026, por diskutimet për zgjatjen e saj ende nuk kanë filluar. 

Teksa që të dy palët De Jong dhe klubi thuhet se kanë një marrëdhënie të mirë, Dursun ka paralajmëruar mundësinë që klienti i tij të qëndrojë për një kohë të gjatë tek Barça. 

“Kush e di, ndoshta ne do të qëndrojmë të lidhur për më gjatë”, është shprehur Dursun duke reflektuar optimizëm, por duke mos konfirmuar asgjë. 

Barcelona sidoqoftë momentalisht ka disa probleme më të rëndësishme për të adresuar siç është ajo e Dani Olmos, ku po rrezikohet vazhdimësia e tij me blaugranasit për shkak se klubi nuk po arrin ta regjistrojë atë si pasojë e problemeve financiare./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme