De Gea vazhdon në Man Utd pas kualifikimit në Ligë të Kampionëve

17:54 | 27 Maj 2017
Arbresh Info

David de Gea ka vendosur për të vazhduar qëndrimin në Manchester United pasi klubi siguroi kualifikimin në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kualifikimi i “Djajve të Kuq” në Ligë të Kampionëve ka rritur shpresat e Manchester United se portieri i tyre do të vazhdoj qëndrimin në ‘Old Trafford’, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari ka kontratë te klubi anglez deri në vitin 2019, por gjiganti në Premierë Ligë ka gjithashtu mundësinë për rinovuar kontratën e tij edhe për një vit.

Jose Mourinho la gjithashtu tifozët me plotë shpresa pasi tha se paraqitja e ardhshme e De Geas për Manchester United do të jetë në turneun para-sezonal kundër La Galaxy.

Por, ende vazhdon të ketë thashetheme se trajneri portugez është duke kërkuar transferimin e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak./arbresh.info

Të ngjashme