David De Gea vazhdon të kërkojë një ekip të ri pas tetë muajsh pasigurie që nga përfundimi i kontratës së tij me Manchester United. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin.
Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, një klub i Premier League. Megjithatë, sipas raportimeve nga The Athletic, gardiani e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij. Forest më në fund nënshkroi Matz Sels, portierin belg nga Strasburgu, në ditën e fundit të transferimeve.
De Gea ka qenë cak i thashethemeve të shumta që e lidhin atë me klube të ndryshme muajt e fundit. Në Angli pati spekulime për mundësinë e rikthimit të tij në Old Trafford pas një paraqitjeje zhgënjyese nga Andre Onana, por ky opsion humbi fuqinë me kalimin e kohës.
Një tjetër klub i Premier League që shfaqi interesim në dhjetor ishte Newcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u materializua asnjë marrëveshje.
Edhe pse lëndimi afatgjatë i Courtois në Real Madrid dukej se i hapi një derë atij, klubi imadrilen zgjodhi Kepa Arrizabalagan në vend të tij. Për momentin, opsionet e De Geas janë të pasigurta, madje përmendet edhe mundësia e daljes në pension të portierit. Nëse ai vendos të mbetet aktiv, destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet e Arabisë Saudite kanë treguar interes të fortë për nënshkrimin e tij.
Skuadra si Al Hilal i Neymar, Al Nassr i Cristiano dhe Al Shabab i Ivan Rakitic kanë kontaktuar me portierin me përvojë, ndonëse ende nuk kanë arritur një marrëveshje. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...