David De Gea qëndron pa skuadër prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me Manchester United. Portieri spanjoll ka marrë disa oferta, por ende nuk ka zgjedhur skuadrën e radhës.
Teksa po pret janarin për t’u rikthyer mes portave. Së fundmi ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, por është detyruar të refuzojë për shkak të bashkëshortes.
Al-Nassr, klubi ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, i ka ofruar 33-vjeçarit rreth 500 mijë paund në javë. Por, Edurne Garcia Almagro, gruaja e “gardianit” iberik, ka vendosur veton.
Pasi nuk dëshiron të jetojë në Arabinë Saudite. Dhe David e ka dëgjuar duke iu përgjigjur negativisht propozimit saudit. E ardhmja e portierit pritet të jetë në MLS-në amerikane.
Teksa nuk përjashtohet edhe opsioni i rikthimit në “Old Trafford”. Andre Onana do të mungojë në janar për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës. Dhe “Djajtë e Kuq” po e mendojnë seriozisht rikthimin e De Geas./ss
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve