Manchester United dhe David de Gea raportohet se janë në bisedime për rinovim të kontratës.
Spanjolli aktualisht po kalon sezonin e tij të 12-të si lojtar i gjigantit anglez, por e ardhmja e tij afatgjate është vënë në pikëpyetje pasi kontrata e tij do të përfundojë në fund të sezonit.
De Gea besohet të jetë futbollisti më i paguar te Manchester Unitedi me pagë prej rreth 375 mijë funtesh në javë, por 20 herë kampionët anglezë janë të interesuar të ulin pagat e tij pasi thuhet se vendosën një kufi page prej 200 mijë funtesh pas largimit të Cristiano Ronaldos.
32-vjeçari thuhet se është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës për të qëndruar në “Old Trafford”.
Duke folur për “Sky Sports News”, për bisedimet e kontratës me klubin, De Gea tha: “Jam shumë i relaksuar. Unë thjesht fokusohem në stërvitje, përformoj sa më mirë që mundem. Por, me siguri, do të përfundojë në një mënyrë të mirë. Shpresoj (të qëndroj për pjesën tjetër të karrierës sime). Po thosha se ky është klubi im, kam qenë këtu shumë, shumë vite dhe është një nder i madh të jem këtu dhe jam shumë i lumtur këtu”.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, bisedimet janë pozitive mes portierit dhe “Djajve të Kuq” për një kontratë të re.
Romano shton se Man United nuk ka preferuar zgjatjen e kontratës së tij edhe për një sezon pasi po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me David de Gean për të ulur pagën e tij, me të dyja palët që shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen së shpejti. /GE/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...