Portieri i Manchester United, David de Gea siguroi se përballja me Barcelonën në Ligën e Evropës do të jetë një provë e mirë dhe se ata do të duhet të jenë shumë të përgatitur për t’u përballur me katalanasit.
De Gea, i cili po pret të zbulojë nëse do të jetë në listën e Luis Enrique për Kupën e Botës 2022 të Katarit, foli për mediat e Manchester United për ndeshjen e ardhshme të Europa Ligë kundër ‘Blaugrana’.
“Ne e dimë që Barcelona është një skuadër e madhe dhe mendoj se ata po luajnë mirë, por nëse duam të jemi kampionë të Ligës së Evropës do të duhet të luajmë kundër skuadrave më të mira dhe Barcelona është një prej tyre”, tha fillimisht spanjolli
“Kjo do të jetë një lojë shumë interesante për tifozët, kështu që ne do të bëjmë maksimumin për të fituar të dyja ndeshjet”, vazhdoi De Gea.
Duke përfunduar i dyti në grup, Manchester United do të duhet të luajë këtë raund shtesë të kompeticionit kundër një prej skuadrave të eliminuara në Ligën e Kampionëve.
Barcelona, së bashku me Juventusin nga Torino, Bayer Leverkusen dhe Ajax nga Amsterdami, ndër të tjera, përfunduan në Ligën e Evropës këtë sezon.
“Po, mendoj se po, është një test i mirë. Ka ende shumë kohë për ndeshjet, kështu që duhet të fokusohemi në pjesën tjetër të ndeshjeve. Sigurisht, të luash kundër skuadrave më të mira është gjithmonë një sfidë. ndaj duhet të jemi shumë të përgatitur për t’u përballur me Barcelonën”, përfundoi ai.
Ndeshja në mes tyre zhvillohet në muajin shkurt, të vitit 2023.
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende