Manchester United ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Tottenham.
“Djajtë e kuq” kanë triumfuar me rezultatin minimal 0:1, me golin e realizuar nga Marcus Rashford.
Meritë të madhe për këtë fitore pati padyshim edhe David De Gea i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
Pas fitores, portieri është shprehur i lumtur dhe ka lëvduar trajnerin Solskjaer. Ai ka thënë se ky është Manchester United i vërtetë.
“Trajneri ka sjellë shumë lumturi. Lojtarët po luajnë mirë dhe skuadra është shumë e fortë” ka thënë De Gea për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.
“Ne dimë si ta kontrollojmë lojën, të krijojmë shanse dhe është shumë mirë për ne. Ky është Manchester United i vërtetë” ka thënë tutje spanjolli.
Kjo ishte fitorja e pestë me radhë e United në kuadër të Premierligës. Ata tashmë kanë barazuar pikët me skuadrën e Arsenal.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...