Google ADS

De Gea nuk nënshkruan kontratën e re me Unitedin, dëshiron të dihet e ardhmja e Mourinhos

10:34 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Portieri spanjoll, David De Gea është i gatshëm të nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, por ka një kusht për ta bërë këtë.

Ylli spanjoll dëshiron të shoh fillimisht planet e klubit për të vendosur qëndrimin në Old Trafford.

Mediat britanike raportojnë se portieri spanjoll ka një kusht për të vendosur nënshkrimin e kontratës së re me Unitedin.

Sipas mediumit The Mirror, De Gea është i gatshëm të nënshkruaj rinovimin edhe për shumë vite, por problemi qëndron te Jose Mourinho.

De Gea thuhet se një herë dëshiron të sqarohet e ardhmja e trajnerit portugez dhe pastaj të vendos për rinovimin.

Klubi anglez ka vendosur të shfrytëzoj opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, por De Gea do të donte të qëndronte edhe më gjatë.

Portieri 27-vjeçar disa herë ka shprehur lumturinë e tij te Unitedi, por dëshiron që klubi të ketë plane për t’iu kthyer trofeve për të qëndruar në Angli.

Ndryshe, De Gea pëlqehet shumë në Serie A nga Juventusi dhe në Ligue 1 nga Paris-Saint Germain.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme