Ylli i Manchester United, David De Gea i ka dhënë fund ëndrrës së tij për të nënshkruar me Real Madridin pas një edicioni të tmerrshëm këtë verë me Spanjën.
26-vjeçari, i cili vlerësohet si portieri më i mirë në botë, ka pritur vetëm një goditje brenda katër ndeshjeve të Spanjës në Kampionatin Botëror deri në eliminimin në penalti nga Rusia në xhiron eliminuese, transmeton portali arbresh.info.
De Gea bëri paraqitje aspak të mira në këtë turne, madje i dhuroi Cristiano Ronaldos hat-trick qysh në takimin e parë.
Ylli i United u kritikua ashpër nga shtypi në Spanjë derisa tifozët kërkon të mos jetë pjesë e formacionit startues në ndeshjen e dytë të Spanjës në kuadër të grupeve.
De Gea ishte afër transferimit në Madrid në vitin 2005, por transferimi i tij i ëndrrave përfundoi në ditën e fundit të merkatos së transferimeve pasi gjiganti në La Liga dështoi për të paraqitur dokumentet e nevojshme para afatit të fundi.
Real Madridi ka rishfaqur sërish interesimin te De Gea, por raportet e fundit thonë se spanjolli nuk mendon më për transferimin në Bernabeu./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...