Portieri i Spanjës, David de Gea, nuk ishte fare në disponim pas paraqitjes së tij për plot me gabime në barazimin prej 3-3 ndaj Portugalisë.
Spanja ishte dy herë ne disvantazh dhe në fund u desh të pajtohej me një barazim falë gabimeve të De Geas.
Vet 27 vjeçari po ashtu nuk u shfaq i brengosur nga gabimet, teksa kritikoi tifozët spanjollë për mungesë të mbështetjes.
“Më pëlqen që ka kritika. Edhe Diego Costa ishte kritikuar dhe ai shënoi dy gola. Unë nuk e kam vrarë askënd. Jam i kënaqur me lojën e kombëtares”.
Para aprender a triunfar primero tienes que aprender a fallar. Seguimos 💪 pic.twitter.com/fKmWEXSs0W
— David de Gea (@D_DeGea) June 15, 2018
“Nuk shoh se po më përkrah dikush në Spanjë. Unë veten e kam kritikuar tashmë shumë keq. Jam i kënaqur për mbështetjen e trajnerit dhe lojtarëve”.
“Kjo mund të ndodhë. Është gabim. Ne i vëmë dorezat dhe hymë në fushë duke e ditur sa vështirë është. Unë do të qëndroj i qetë. Ishte top i vështirë ai, do të stërvitem dhe do të bëj gjërat e duhura. Unë nuk e kam vrarë askënd”, deklaroi De Gea.
De Gea ka marrë përkrahje nga trajneri Fernando Hierro dhe Gerard Pique pas ndeshjes.
Spanja ka një pikë pas ndeshjes së parë në vendin e dytë të Grupit B, prapa Iranit që ka tri pikë. /Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje