Portieri spanjoll, David de Gea tashmë ka përjashtuar një transferim këtë verë, pasi ka lënë të kuptohet për gjetjen e një klubi të ri.
Spanjolli është ende një lojtar i lirë më shumë se një vit pasi u largua nga Manchester United pas skadimit të kontratës së tij.
De Gea i dha fund lidhjes 12-vjeçare me Unitedin dhe shkroi një deklaratë emocionale duke konfirmuar largimin e tij në korrik të 2023.
United transferoi Andre Onanan nga Interi si zëvendësues i tij, por De Gea, pavarësisht se thuhet se ka shumë oferta, është ende pa klub.
Por, duket se situata e 33-vjeçarit mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt.
⏳
— David de Gea (@D_DeGea) July 20, 2024
Të shtunën, De Gea la të kuptohej rikthimin në futboll kur shkoi në profilin e tij në Twitter, për të postuar një emoji me orë rëre.
Dhe sipas mediumit The Athletic, postimi i mediave sociale ka përmbajtje.
Duke cituar burime angleze, raporti i mediumit pretendon se De Gea ka marrë oferta nga një klub në Arabinë Saudite, një në Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Itali.
Në të kaluarën, Newcastle United ishte shumë i lidhur me ish-lojtarin e Atletico Madridit dhe përmendet se një klub nga Anglia ka shfaqur një interes.
Megjithatë, theksohet se De Gea nuk dëshiron të luajë për një skuadër tjetër angleze për shkak të besnikërisë së tij ndaj United dhe tifozëve të tyre.
Ai po pret një përditësim për të ardhmen e tij javën e ardhshme pas një viti të plotë pa asnjë veprim midis shtyllave. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...