Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho do të lejojë transferimin e David De Geas në Real Madrid vetëm nëse klubi pranon një lojtar si shkëmbim.
Të paktën kështu pretendon gazeta spanjolle ‘Don Balon’ që thekson se portugezi është i vendosur për të arritur një marrëveshje të madhe me ish klubin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho është i gatshëm të heq dorë nga David De Gea, por ai kërkon Karim Benzeman, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiron ose Raphael Varanen si shkëmbim te gjiganti në Premierë Ligë.
Besohet se Real Madridi ka ofruar James Rodriguezin dhe Iscon, por Mourinho nuk është i interesuar dhe do të lejojë transferimin e portierit spanjoll vetëm nëse arrin njërën nga shënjestrat e lartpërmendura.
Përndryshe, ish trajneri i Chelseat kërkon të paktën 60 milionë funta nga “Los Blancos” për yllin e tij, i cili ka kontratë deri në vitin 2019./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...