De Gea në Real Madrid për 65 milionë funta

10:18 | 23 Maj 2017
Arbresh Info

Real Madridi ka rënë dakord të nënshkruaj me portierin e Manchester United, David De Gea.

26-vjeçari ka qenë duke u kërkuar edhe këtë sezon shumë për transferim larg nga klubi në ‘Old Trafford’, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi ka vendosur reprezentuesin spanjoll në listën e shënjestrave kryesore pasi trajneri Zinedine Zidane dëshiron të zëvendësoj Keylor Navasin.

Gjiganti në La Liga ishte afër transferimit të De Geas në vitin 2015, por një problem administrativ bëri që marrëveshje të dështojë. De Gea duket se ka përshëndetur Manchester United pasi së fundmi ka postuar një foto duke i duartrokitur tifozët.

“Faleminderit për mbështetjen pa kushte”, ishte mbishkrimi i De Geas në atë foto.

Gazeta spanjolle ‘Marca‘ e ka për këtë si një sheh që është i vendosur për largim nga klubi duke shtuar se transferimi i tij mund të finalizohet për 65 milionë funta./arbresh.info

Të ngjashme