De Gea më në fund kalon te Real Madridi?

09:54 | 8 Qershor 2018
Arbresh Info

Portieri i Manchester United, David de Gea mund të jetë përfundimisht rrugës për transferim te Real Madridi këtë verë.

Reprezentuesi spanjoll ishte në top formë sezonin e kaluar duke fituar për herë të parë në karrierën e tij Dorezën e Artë në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Por, raportet në Spanjë sugjerojnë që De Gea tashmë është i gatshëm për transferim te kampioni evropian gjatë merkatos së transferimeve.

‘Diario Gol’, i njohur për pretendimet befasuese rreth transferimeve, thotë se Jorge Mendes është takuar me presidentin Florentino Perez për të diskutuar rreth mundësisë për këtë transferim.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se është i gatshëm të shes portierin vetëm në rast se siguron shërbimet e yllit të Atleticos, Jan Oblak, si një zëvendësues të De Geas./arbresh.info/

Të ngjashme