Sipas mediumit britanik “The Sun” në orët e fundit, Interi e ka bërë tentativën e fundit për David De Gean.
Portieri spanjoll u nda me Manchester Unitedin më 30 qershor kur i skadoi kontrata, ndërsa “Djajtë e Kuq” e gjetën menjëherë zëvendësin e tij, Andre Onanan, të cilin e blenë pikërisht nga “Nerazzurri”.
Ish-portieri i Atletico Madridit e refuzoi një rrogë prej 5 milionë eurosh për një vit, të cilën ia ofroi nënkampioni evropian.
Gjithnjë sipas mediumit anglez, De Gea mund të rikthehet në Atletico Madrid, klub në të cilin është rritur dhe zhvilluar.
Natyrisht, në Madrid përfaqësuesi spanjoll do të merrte më pak para.
Ndërkohë, ai e ka në opsion edhe transferimin në Arabinë Saudite, me disa klube që kanë shfaqur interesim për të.
Me këtë rast, De Gea do të bëhej portieri me rrogën më të lartë në botë.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit