Ish-portieri i Manchester United, David de Gea, raportohet se ka rënë dakord për t’u transferuar te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
‘Gardiani’ spanjoll, i cili pak kohë më parë u largua nga Manchester United, duket se karrierën do ta vazhdojë tek ‘Bavarezët’.
Sipas medieve gjermane, De Gea është i përgatitur t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Gjermanisë pasi Manuel Neuer vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
Spanjolli thuhet se është gati të ‘fluturojë’ drejt Munich, megjithëse Bayerni gjithashtu po shqyrton edhe mundësinë e nënshkrimit me portierin e Man Cityt, Stefan Ortega.
“Sky Deutschland” të enjten shkruan se De Gea nuk ishte temë e nxehtë për ‘Bavarezët’, por tani po diskutohet për të.
“De Gea ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te Bayerni. Kushtet personale nuk do të jenë problem”, raporton ‘Sky Deutschland’./rtk
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...