David De Gea nuk dëshiron të largohet nga Manchester United për transferim gjatë verës në Real Madrid.
De Gea ishte afër transferimit në Madrid gjatë vitit 2015, por një gabim në minutat e fundit ndikoi duke prishur marrëveshjen e arritur ndërmjet klubeve, transmeton portali arbresh.info.
United arriti të mbajë në klub portierin e tyre verën e kaluar, por kërkesat ndaj tij vazhduan dhe largimi nga ‘Old Trafford’ në fund të sezonit për transferim në ‘Bernabeu’ është i mundshëm. Thuhet se De Gea ka arritur marrëveshje personale me Realin para transferimit, por kanali televiziv ‘ESPN‘ raporton që spanjolli nuk është duke menduar largimin nga klubi anglez.
De Gea ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale me opsionin për të vazhduar marrëveshjen edhe për 12 muaj të tjerë dhe United beson se portieri do të vazhdoj të shfaq besim tek ata.
Megjithatë, Jose Mourinho është duke kërkuar për portier të rinj pavarësisht vendimit nga De Gea. Mediat angleze raportojnë se trajneri portugez është një tifoz i portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak.
Ylli i Manchester Cityt, Joe Hart, Kasper Schmeichel i Leicester Cityt dhe ylli i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma rapotohet se janë gjithashtu shënjestër e “Djajve të Kuq”./arbresh.info
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...
Forumi i Rinisë së LDK-së dorëzon kallëzim penal në Prokuror...
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...