De Bryuene: “Mund të konsiderohem si një makinë e mbyllur në servis për një problem të rëndë”

21:56 | 2 Nëntor 2023
D.H

Kevin De Bryzuene është një nga lojtarët kyç të Manchester Cityt.

Por lojtari po vuan nga një dëmtim, që nga gushti i këtij viti dhe kjo mungesë po vërehet shumë tek skuadra e Citiziens, shkruan Arbresh.info.

Ai deri më tani ka humbur 14 ndeshje këtë sezon dhe nuk dihet ende data zyrtare se kur do të kthehet nga lëndimi.

Në një intervistë për Sky Sport, ylli belg e konsideron vetën si një makinë e mbyllur në servis, për një problem të rëndë.

“Mund të konsiderohem si një makinë e mbyllur në servis për një problem të rëndë”, ka thënë belgu.

Shumë media kanë shkruar se De Bryuene mund të largohet nga City pas ofertave të marrura nga Arabia, por që belgu ka kontratë me ekipën e Guardiolës deri në vitin 2025.

Ai gjithashtu nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të rinovojë kontratën, natyrisht se kjo do të varet edhe nga forma fizike e 32-vjeçarit.

Kujtojmë që City këtë vikend do të luaj ndaj Bornemouthit të shtunën me fillim nga ora 16:00./Arbresh.info/

Të ngjashme