Nëse është për të mirën e të gjithëve, De Bruyne thotë se duhet të suspendohet sezoni.
Kevin De Bruyne beson se ekipet e Premierligës do të goditeshin nga lëndime të shumta nëse sezoni 2019/20 rinis.
Sipas tij, ndërprerja është opsioni më i mirë.
“Nuk e kam idenë kur do të kthehemi të luajmë përsëri. S’kemi luajtur për gjashtë javë”, tha De Bruyne, i cili mungoi 2 ndeshje para se të ndërpritet futbolli për shkak të koronavirusit.
“Normalisht për t’u përgatitur duhen tri javë ose katër javë. Nëse startojmë menjëherë, të gjithë do të lëndohen pas disa ndeshjeve”, shtoi ai.
“E di se janë në pyetje shumë para, por mendoj që pritja kaq e gjatë për të marrë një vendim, mund të shkaktojë probleme edhe te sezoni ardhshëm”.
“S’do të ketë shumë pushim veror, derisa ju s’mund të shtyni gjithçka”.
“Do të ndjehesha i trishtuar nëse sezoni ndalet pas një viti kaq të mirë, por nëse shmang problemet për sezonin e ardhshëm, duhet të bëhet”.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...